
Një bashkëpunim i veçantë po ndodh këtë javë mes dy formatave të njohura, Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello në Itali, duke tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale.
Mbrëmjen e djeshme, banorëve të shtëpisë italiane iu njoftua se një konkurrente nga edicioni kosovar do t’u bashkohet për disa ditë. Bëhet fjalë për Dolcen, një nga banoret më të komentuar të BBVK-së, e cila në videon e prezantimit u prit me shumë entuziazëm. Dolce pritet të sjellë trazira dhe të ndryshojë dinamikat brenda shtëpisë italiane, ndërsa produksioni ka paralajmëruar edhe surpriza të tjera gjatë ditëve në vijim.
Por, ajo që ra më shumë në sy nuk ishte prezenca e Dolces, por reagimi i konfuzuar i disa banorëve italianë. Kur u përmend se ajo vjen nga “Big Brother i Kosovës”, disa prej tyre u hutuan dhe nisën të debatonin mbi vendndodhjen e Kosovës… duke arritur në përfundimin qesharak se Kosova ndodhet në Amerikë.
Ky moment u shpërnda shpejt online, duke shkaktuar të qeshura dhe duke nxjerrë në pah një konfuzion të çuditshëm gjeografik në shtëpinë më të famshme italiane.
Dolce pritet të udhëtojë gjatë kësaj jave drejt Romës, ku do të qëndrojë në shtëpi për disa ditë.
View this post on Instagram
