Pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Eneas, i cili humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e një infarkti gjatë stërvitjes në palestër, ka ardhur reagimi i parë publik motrës binjake aktorja Ema Andrea.
Përmes një mesazhi tejet emocional, ajo falënderon të gjithë ata që kanë nderuar dhe vazhdojnë të mbajnë gjallë kujtimin e vwllait tw saj.
Ajo shprehet se çdo mesazh dhe çdo përqafim ka qenë i madh sa zemra e Eneas, duke theksuar se mirësia dhe buzëqeshja e tij u janë kthyer familjarëve si forcë në këtë dhimbje të madhe.
Mesazhi përcillet me lutjen që humbja e Eneas të jetë lajmi i fundit i hidhur dhe që ai të mos harrohet kurrë, pasi, siç shkruan ajo, jetën nuk ia zgjatën dot, por kujtimin po.
Në fund, aktorja kujton fjalët karakteristike të Eneas: “Mirë të jeni! Bomba fare!”, duke shtuar se ai do të vazhdojë t’u përkëdhelë zemrat nga lart, ashtu si vetëm ai dinte ta bënte.
Postimi i Ema Andreas:
“Falenderoji njerëzit o zemër se nëse e bën më vonë do tu prishësh festën me fjalë të hidhura” më thotë gjysma ime Buçi im, mbreti im, jeta ime,mali im!
Skam duar e as mendje por Buçit tim ja dëgjoj fjalën!
Ju falenderojmë të gjithëve që nderuat e vazhdoni ta bëni Enean tonë!
Çdo mesazh, çdo përqafim na erdhi i madh si zemra e tij!
Enea në mirësinë e buzëqeshjen e tij ju jep bekime që na u gjendet pranë!
Urojmë të mos shihni keq e ikja e Tij të jetë i fundit lajm i hidhur!
Enea do thoshte
“Mirë të jeni! Bomba fare!”
Lutem mos e harroni Enean! Jetën sja zgjatëm dot, por kujtimin mundemi!
Do na përkëdhelë zemrat nga lart si veç Ai di ta bëjë!/Versus.al
View this post on Instagram

