MAGAZINË /

“Ishin ditë të vështira…”/ Alaudin Hamiti rrëfen betejën me shëndetin para Big Brother VIP Kosova

Moderatori i njohur i ‘Big Brother VIP Kosova’, Alaudin Hamiti ka kaluar së fundmi një periudhë jo të lehtë shëndetësore, pas problemeve serioze të shkaktuara nga gurët në kanalin urinar.

Shkruar nga Versus

“Ishin ditë të vështira…”/ Alaudin Hamiti

Moderatori i njohur i ‘Big Brother VIP Kosova’, Alaudin Hamiti ka kaluar së fundmi një periudhë jo të lehtë shëndetësore, pas problemeve serioze të shkaktuara nga gurët në kanalin urinar. Dhimbjet e forta, të cilat ai tentoi fillimisht t’i përballonte, e detyruan që më pas t’i drejtohej ndërhyrjes mjekësore.

Vetë Hamiti ka pranuar se kanë qenë ditë tejet sfiduese për të, duke e cilësuar këtë përvojë si një provë të vështirë fizike dhe emocionale. Për fat të mirë, ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses dhe gjendja e tij shëndetësore aktualisht është stabile.

Në një reagim të sinqertë te ndare ne rrjetin social ‘Instagram’, moderatori ka bërë të ditur se ndihet mirë dhe se procesi i rikuperimit po ecën normalisht.

Ai nuk ka lënë pa falënderuar stafin mjekësor dhe personat e afërt që i qëndruan pranë gjatë këtij momenti delikat, duke shprehur optimizëm për ditët në vijim.

Ndërkohë, lajmi që gëzon më së shumti publikun është rikthimi i tij i shumëpritur në ekran. Alaudini ka shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për të qenë prezent në natën e parë të Big Brother VIP Kosova 2026, duke premtuar se do të rikthehet aty ku, siç shprehet ai, emocionet janë gjithmonë reale.

“Ishin ditë të vështira…”/ Alaudin Hamiti

 

Poll