MAGAZINË /

Temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në disa zona, si pritet të jetë moti për ditën e fundit të vitit

Parashikimi i motit, 31 dhjetor.

Shkruar nga Versus

Temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në disa zona, si
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

Mot parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Në relievet malore verilindje – lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Temperaturat do të varjojnë nga -4 deri në 7 gradë Celsius në zonat e mesme. Versus.al

Poll