MAGAZINË /

VIDEO/ Ndeshja Izrael-Shqipëri, "plas" sherri në fushë, futbollisti izraelit provokon tifozët, përplaset menjëherë me Hysajn

Vetëm një minutë më pas, tensioni u zhvendos në fushë, teksa autori i golit u bëri me shenjë tifozëve të heshtnin, gjest që solli reagimin e Elseid Hysajt dhe një përplasje mes lojtarëve të të dy skuadrave

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ndeshja Izrael-Shqipëri,  "plas" sherri në

Në orën 20.00 në stadiumin Air Albania nisi miqësorja mes Shqipërisë dhe Izraelit. Para ndeshjes, gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar izraelit u dëgjuan fishkëllima dhe reagime nga një pjesë e tifozëve të pranishëm në tribunat e stadiumit.

Ceremonia protokollare para takimit u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa momenti i himnit të Izraelit tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave sportive.

Pavarësisht reagimeve nga tribunat, ndeshja vijoi normalisht pas përfundimit të ceremonisë zyrtare.

VIDEO/ Ndeshja Izrael-Shqipëri,  "plas" sherri në

Në minutën e 73-të, pas një kundërsulm të shpejtë, Gloukh përfitoi nga hapësirat e krijuara dhe me një diagonale të saktë mposhti portierin Thomas Strakosha, duke kaluar miqtë në avantazh.

Vetëm një minutë më pas, tensioni u zhvendos në fushë, teksa autori i golit u bëri me shenjë tifozëve të heshtnin, gjest që solli reagimin e Elseid Hysajt dhe një përplasje mes lojtarëve të të dy skuadrave.

Më herët, Shqipëria pati disa mundësi për të rrezikuar portën kundërshtare. Në minutën e 67-të, një aksion i Arbër Hoxhës nga krahu i majtë për pak sa nuk solli një autogol të mbrojtjes izraelite, ndërsa në të 66-ën Mario Mitaj fitoi një goditje këndi pas një depërtimi të mirë në zonë.

Kuqezinjtë provuan edhe me Kristjan Asllanin nga distanca në minutën e 63-të, por topi përfundoi mbi traversë.

Trajneri reagoi duke aktivizuar Shehun, Bajramin dhe Dakun në vend të Ramadanit, Mehmetit dhe Brojës në minutën e 61-të.

Një nga momentet më të rëndësishme të takimit erdhi në minutën e 59-të, kur portieri Sherri mbajti në lojë Shqipërinë me një pritje vendimtare ndaj Solomon, i cili ishte i vetëm përballë tij. Edhe më herët, në minutën e 54-t, Ramadani provoi me një goditje nga larg, por pa gjetur kuadratin.

Takimi shënon edhe nisjen e një epoke të re për përfaqësuesen kuqezi, pasi në pankinë do të debutojë trajneri italian Rolando Maran. Tekniku merr drejtimin e skuadrës pas largimit të Sylvinhos, i cili i dha fund eksperiencës së tij pas tre vitesh e gjysmë në krye të Shqipërisë.

Maran ka bërë menjëherë ndryshime të rëndësishme në formacionin startues. Anis Mehmeti fiton besimin e trajnerit dhe aktivizohet nga minuta e parë, ndërsa Ylber Ramadani rikthehet në mesin e fushës si titullar. Në krahun tjetër, Juljan Shehu e nis sfidën nga stoli.
Një mungesë e rëndësishme për kuqezinjtë është ajo e Myrto Uzunit, i cili nuk është në dispozicion për shkak të problemeve shëndetësore.

REZULTATI LIVE:

Shqipëri 0-1 Izrael

Gloukh 73′

Ngjarjet Kryesore:

73′ Gol Izraeli 0-1/ Gloukh lëviz në zonë dhe godet me të majtën, duke tundur rrjetën. (Video)

67’ Një aksion i Hoxhës nga e majta me pasimin në qendër thuajse sjell një autogol pas një devijimi të mbrojtjes izraelite.

66’ Mitaj merr fundoren në të majtën, pasimi i tij në qendër kthehet në këndore

63’ Asllani gjuan nga distanca, sfera kalon mbi traversë.

61’ Shehu, Bajrami dhe Daku hyjnë në fushë në vend të Ramadanit, Mehmetit dhe Brojës në radhët e kuqezinjve.

59’ Sherri shpëton kuqezinjtë! Solomon depërton në zonë dhe gjuan i vetëm para portierit i cili me një devijim instinkti shmang golin.

54’ Ramadani fiton topin para zonës kundërshtare dhe gjuan nga distanca, me sferën e cila kalon mbi traversë.

50’ Solomon gjen hapësirë dhe provon të gjejë portën, sfera shkon larg katërkëndorit.

46’ Toreil, Turgeman, Peretz dhe Dasa i lënë vendin në fushë Lavi, Toklomiti, Mizrahi dhe Glazer në radhët e Izraelit në startin e pjesës së dytë.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet me porta të pa prekura pjesa e parë në “Arena Kombëtare”.

43′ Broja futet në zonë dhe godet drejt portës, por bllokohet nga mbrojtja izraelite.

22’ Përsëri Asllani provon në kufijtë e zonës, por bllokohet nga mbrojtja.

18’ Asllani provon nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën izraelite.

15’ Glukh shfaqet rrezikshëm në zonë në të majtën, gjuajtja e tij drejt shtyllës së largët për fat nuk gjen portën.

10′ Hysaj hedh një kros në zonë, por goditja e Mehmetit shkon mbi kuadrat.

1′ Nis ndeshja!

Poll