AKTUALITET /

“Nuk ka dialog, por dorëheqje”/ 3 orë në shi, përfundon protesta para Kryeministrisë kundër projektit të Zvërnecit

Pamjet me dron tregojnë një pjesëmarrje shumë më të madhe se 3 protestat e shkuara, ku nuk kanë munguar pjesëmarrje e gjerë e moshave të reja dhe fëmijëve

Shkruar nga Versus

“Nuk ka dialog, por dorëheqje”/ 3 orë në shi,

Ka përfunduar pas më shumë se 3 orësh protesta e katërt qytetare kundër projektit turistik të Zvërnecit.

Megjithë kushtet jo të favorshme të motit, qytetarët protestues kanë qëndruar në shi, duke mbështetur banorët e Zvërnecit dhe Rrjollit që sot u rrezikohet prona e tyre për shkak të projekteve turistike që qeveria do të mbështesë për tu zhvilluar në zonat turistike.

Pamjet me dron tregojnë një pjesëmarrje shumë më të madhe se 3 protestat e shkuara, ku nuk kanë munguar pjesëmarrje e gjerë e moshave të reja dhe fëmijëve.

Me parullën “Shqipëria e shqiptarëve”, “Nesër më shumë”, protestuesit kanë lënë sërish takim mbrëmjen e ardhshme në orën 18:00 para Kryeministrisë, pasi ata këmbëngulin të qëndrojnë deri në dorëheqjen e qeverisë.

Poll