
Me një fjalor të rëndë, reperi Noizy ka reaguar ashpër ndaj protestuesve kundër projektit në Zvërnec.
Me anë të një ‘story’ në Instagram, Noizy shkruan se qytetarët të mos bëjnë si moralistë, por kush do ndryshim të dalë në protestë.
Reperi shprehet se nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë dhe për këtë qytetarët duhet të rrini të qetë.
Ai ka sjellë edhe shembuj, ku deklaron se në Durrës ka mjaft shtetas të huaj që kanë blerë prona në Durrës. Megjithatë reperi e ka fshirë postimin e tij nga Instagrami.

Reagimi i Noizyt
Na keni rrujt lesht... Kush do ndryshim, dilni në protestë, mos na bëni si moralistë shumë se na keni ça k***. Nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë, rrini të qetë. Unë njoh shumë polakë, rusë, grekë, gjermanë e austriakë që kanë blerë toka, shtëpi e prona në Durrës. E çfarë do të thotë kjo?
Tashmë e dini që ka protestë. Dilni aty dhe mbylleni gojën. Kush ka prona atje dhe kujtime me atë vend, le të dalë në protestë. Unë nuk u besoj përrallave që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë dhe as kam ndërmend të dal. Madje, unë jam pro investimit gjigand për Shqipërinë.Versus.al

