MAGAZINË /

Reagon Belina Pupa pas akuzave për kultivim kanabasi në Australi: Ja si qëndron e vërteta!

Shkruar nga Versus

Reagon Belina Pupa pas akuzave për kultivim kanabasi në Australi: Ja

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale me mijëra ndjekës, po përballet me akuza  në Australi, për kultivim të lëndëve narkotike dhe ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin elektrik.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Pupa dyshohet se ka kultivuar 43 bimë kanabisi në një pronë në zonën Ascot Park, gjatë periudhës 1 janar – 4 prill 2025. Ajo u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Adelaide, por ende nuk ka deklaruar nëse i pranon apo jo akuzat.

Avokatët mbrojtës kërkuan që t’i ndryshohen kushtet e lirimit me kusht, në mënyrë që ajo të mund të udhëtojë jashtë vendit për angazhime profesionale. Sipas tyre, Pupa ka një biznes ndërkombëtar dhe bashkëpunon me klientë nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara dhe Australia.

Megjithatë, prokuroria kundërshtoi këtë kërkesë, duke vënë në dyshim nevojën për udhëtime ndërkombëtare në kushtet kur çështja penale është ende në shqyrtim.

Belina Pupa dha një përgjigje për Dritare TV: 

“Përshëndetje Dritare TV. Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”, shkruan zonja Pupa në reagimin e saj. 

Poll