MAGAZINË /

VIDEO/ Françeska Murati dhe trajneri i saj “rikthejnë në skenë” shpullën e famshme të Jozit për Gjestin

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Françeska Murati dhe trajneri i saj “rikthejnë në
Foto montazh: Franceska Murati dhe pamje nga momenti kur Jozi qëllon Gjestin

Momenti më i përfolur i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania” mbetet pa dyshim shpulla që Jozefin Marku (Jozi) i dha Gjestit në çastin e largimit nga shtëpia. Ky veprim jo vetëm që tronditi banorët brenda, por shkaktoi një valë reagimesh edhe jashtë, duke u kthyer në një ndër skenat më virale të sezonit.

Edhe pse kanë kaluar javë nga ai moment, diskutimet nuk janë shuar. Tani, një video e re ka rikthyer në qendër të vëmendjes “shpullën e famshme” – këtë herë me Françeska Muratin në rol kryesor.

Ish-banorja e “BBVA3”, Françeska, ka shpërndarë një klip nga një seancë stërvitjeje me trajnerin Mario Olldashi – një emër që ka qarkulluar shpesh në media për shkak të thashethemeve mbi një lidhje të mundshme me Egli Takon, diçka që Egli e ka mohuar publikisht.

Në video, Françeska, me nota humori, e godet Marion me një shpulle, dhe ai bie në tokë në një mënyrë që ka bërë ndjekësit të kujtojnë menjëherë momentin dramatik midis Jozit dhe Gjestit. Kjo “skenë e rikrijuar” ka ndezur sërish rrjetin, me fansat që nuk kanë ngurruar ta krahasojnë dhe komentojnë me entuziazëm./Versus.al

 

Poll