Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh. Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të mëngjesit.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, prej orëve të mesditës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e pjesërisht në qendër të territorit.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s. Versus.al







