MAGAZINË /

Reshje shiu dhe temperatura në minus, si parashikohet moti për këtë të enjte

Moti sot do të nisë me vranësira të dendura dhe reshje të lehta shiu, të cilat gjatë ditës do të jenë të lokalizuara. Në mbrëmje reshjet rikthehen në të gjithë vendin, me erë të fortë dhe dëborë të lehtë në zonat malore.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu dhe temperatura në minus, si parashikohet moti për  

Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira të dendura, pas orëve të mëngjesit deri në orët e pasdites mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, në mbrëmje mot i vranët.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm në ekstremin verior dhe atë jugor të vendit.

Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Në zonën e Alpeve, dhe në relievet malore në verilindje e juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jug – juglindje, me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 22 m/s.


Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.

Reshje shiu dhe temperatura në minus, si parashikohet moti për

Reshje shiu dhe temperatura në minus, si parashikohet moti për

 

 

Poll