Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër.
Temperaturat maksimale pritet të shënohen në Elbasan, Lezhë e Shkodër deri në 31 gradë celcius.
Era e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s. Versus.al