Dita e mërkurë parashikohet të jetë relativisht me mot të paqëndrueshëm. Në të gjithë vendin parashikohen reshje shiu.
Ndërsa temperaturat do të mbeten relativisht të larta, gjatë ditës më të lartat do të shënohen në qendër dhe jug të vendit deri në 26 gradë. Ndërsa më të ulëtat në Bajram Curri me 19 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri 10 m/s. Versus.al








