Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti parashikohet në orët e para të mëngjesit me vranësira mesatare deri të dendura dhe duke filluar nga orët e paradites dhe kryesisht orët e mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Duke filluar prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.
Më pas deri në orët e pasdites vonë reshjet e shiut mbeten prezente dhe të dobëta përgjatë relieveve të larta malore të vendit. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit.
Era me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 16 m/s. Versus.al







