MAGAZINË /

Reshje shiu të herëpashershme në këto zona të vendit, njihuni me parashikimin e motit për të martën

Parashikimi i motit, 27 maj.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu të herëpashershme në këto zona të vendit,

Për ditën e martë moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje.

Pas orëve të mesditës këto vranësira prezente edhe në pjesën tjetër të territorit. Në zonën e veriut (pjesërisht) dhe relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra shtrëngata të izoluara prej orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Era me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës pritet të arrijë deri 10 m/s. Versus.al

Poll