MAGAZINË /

Reshje shiu të herëpashershme, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 23 maj.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu të herëpashershme, si parashikohet të jetë moti

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të dendura më të theksuara në zonën e veriut dhe në lindje të territorit.

Prej orëve të mëngjesit deri në ato të mesditës në zonën e veriperëndimit e pjesërisht në qendër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Nga orët e pasdites reshjet humbasin territor duke u izoluar në relievet malore deri në ndërprerjen graduale të tyre në të gjithë territorin për tu riaktivizuar nga orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë kryesisht në zonën e veriperëndimit.

Era me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 20 m/s. Versus.al

Poll