MAGAZINË /

Rikthehen ditët e nxehta, sa pritet të jenë temperaturat gjatë të enjtes

Parashikimi i motit, 7 gusht.

Shkruar nga Versus

Rikthehen ditët e nxehta, sa pritet të jenë temperaturat

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore-malore. Temperaturat më të larta pritet të shënohen në Elbasan dhe Berat me 37 gradë celcius. 

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18m/s.  Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë. Versus.al

Poll