
Boksieri Florian Marku, pas dy vitesh shkëputje nga boksi, do të rikthehet së shpejti në ring.
Përmes postimeve në rrjetet sociale ka njoftuar se ka reflektuar për të kaluarën, ku për shkak të një konflikti u dënua me burgim nga autoritetet greke.
Sportisti njofton se po përgatitet për ndeshje boksi në Greqi, në vijon do të tregojë edhe kundërshtarin.
“Pas një kohe të gjatë jashtë ringut, kam reflektuar, kam analizuar dhe kam mësuar. Gabimet nuk i fsheh, i kam studiuar. Kjo kohë larg nuk më dobësoi, më forcoi.
Tani çdo hap do të jetë i kalkuluar, çdo vendim i menduar. Rikthehem ndryshe: më i qetë, më i uritur dhe më i përgatitur se kurrë, si mendërisht ashtu edhe fizikisht.
Rikthimi nuk është rastësi Është zgjedhje. Shifemi se shpejti”, shkruan Florian Marku.
Boksieri shqiptar ka një karrierë të suksesshme në ring, ku ka arritur të marr disa trofe të rëndësishëm.
“Pas kaq vitesh, jemi në diskutime për një ndeshje të madhe në Greqi”, shpjegon Marku në një postim tjetër.
Boksieri shfaqet duke u përgatitur në palestër dhe duke rikuperuar fizikun e tij pas daljes nga burgu./Versus.al
View this post on Instagram
View this post on Instagram

