MAGAZINË /

Rikthimi i legjendës nuk shkon siç duhet, “i hekurti” Mike Tyson humbet ndeshjen ndaj Jake Paul

Shkruar nga Versus

Rikthimi i legjendës nuk shkon siç duhet, “i hekurti”

Rikthimi i Mike Tyson në ring pasi kishin kaluar më shumë se 20 vite që nga hera e fundit që ishte përballur me dikë, nuk shkoi siç pritej për legjendën. Ai donte t’i tregonte botës se edhe në moshën 58 vjeçare mund t’ja dalë përballë një djali 27 vjeçar por pesha e viteve të tij e dha efektin gjatë ndeshjes.

Me pikë në një vendim unanim të gjyqtarëve, Jake Paul youtuber 27 vjeçar i cili prej vitesh i është përkushtuar boksit, arriti të fitonte ndeshjen që u përfol për muaj të tërë. Ndeshja u ndoq me shumë vështirësi nga shumë shikues në mbarë botën pasi Netflix pati probleme me lidhjen.

Tyson (58 vjeç) dhe Paul (27 vjeç) do të takoheshin më 20 korrik të këtij viti, por dueli u shty për shkak të një problemi shëndetësor që “Iron” Mike pësoi gjatë një fluturimi nga Majemi për në Los Anxhelosë në maj. Nga kjo ndeshje mediat e huaja raportojnë se Jake Paul mund të ketë fituar shumën prej 38 milionë dollarësh, ndërsa Mike Tyson 20 milionë dollarë.

Pavarësisht kësaj humbje në moshën 58 vjeçare, Mike Tyson mbetet një prej ikonave në historinë e boksit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: