MAGAZINË /

Roza Lati flet për herë të parë për partnerin e ri: Ka shumë dashuri! Plane për martesë? Ja çfarë thotë moderatorja

Së fundmi Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre teksa ka theksuar se mes tyre ka shumë dashuri.

Shkruar nga Versus

Roza Lati flet për herë të parë për partnerin e ri: Ka

Moderatorja e njohur Roza Lati prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin.

Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit.

Mirëpo së fundmi Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre teksa ka theksuar se mes tyre ka shumë dashuri.

“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin,” u shpreh ajo.

Megjithatë, e pyetur për plane për martesë, moderatorja theksoi se në këtë fazë të marrëdhënies ata nuk janë duke menduar për këtë.

“Per martesen është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashni,” tha Roza.

Poll