MAGAZINË /

Roza Lati rrëfen ish-banoren me të cilën nuk ka asnjë kontakt pas daljes nga ‘BBV’

Ish-banorja e Big brother VIP 3, Roza Lati nuk ka ndërruar mendim edhe pas përfundimit të Big Brother Vip për fiteusen e këtij edicioni me të cilën kishte konflikte brenda shtëpisë, Egla Ceno.

Shkruar nga B.SH
Roza Lati rrëfen ish-banoren me të cilën nuk ka asnjë
Roza Lati

Ish-banorja e Big brother VIP 3, Roza Lati nuk ka ndërruar mendim edhe pas përfundimit të Big Brother Vip për fiteusen e këtij edicioni me të cilën kishte konflikte brenda shtëpisë, Egla Ceno.

Pjesë e panelit të Top Arena mbrëmjen e kaluar ajo nuk i shpëtoi dot intervistës nga Erjola Doçi e cila kishte përgatitur disa pyetje pikante.

Mes tyre ishte edhe ajo se me cilin prej ish-banorëve të “BBV” nuk ka më komunikim.

Roza tha se me Eglën nuk flet, ashtu sikurse e ka bërë të ditur edhe në intervistat e mëparshme.

Biseda në studio:

Erjola: Të kemi parë korridoreve të topit, mos ke ndonjë projekt?

Roza: Momentin që do të kemi diçka konkrete për ta folur dhe gëzuar do të prononcohem për momentin po e lë pezull sepse është më profesionale kështu.

Erjola: Cilët janë banorët me të cilët nuk ke asnjë raport dhe kontakt?

Roza: Ti e di mirë, unë nëse s’kam pasur kohë që të takoj ty s’kam pasur kohë që të takoj të tjerë, në disa festa për çështje bashkëpunimi dhe koincidencë e bukur jam takuar me Françeskën, Fatjonin, gëzoj simpati për të dy.

Erjola: Me kë nuk ke fare?

Roza: Për atë që thashë do të hidhem nga ballkoni.

 

 

Tags:

roza lati

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: