Mike Tyson mund të ketë humbur në "betejën e vitit" në boks, por ai është sërish në qendër të vëmendjes dhe duket se dëshiron të rrëmbejë çdo moment, duke i ushqyer mediat me zbulime.
Pak orë pas disfatës së tij, legjenda e boksit tronditi me një mesazh në Twitter.
Siç e përmendi, qershorin e kaluar iu afrua shumë pranë vdekjes: “Kam bërë tetë transfuzione gjaku. Humba gjysmën e gjakut dhe 25 kilogramë në spital dhe duhej të luftoja për të qëndruar gjallë."
Në të njëjtën kohë, pavarësisht se pas disfatës nga Paul ai la të hapur mundësinë e rikthimit në ring, në këtë mesazh ai thekson se beteja me 27-vjeçarin Youtuber ishte performanca e tij e fundit...
“Ky është një nga ato raste kur humbet, fiton. Unë jam mirënjohës për natën e kaluar. Nuk jam penduar që hyra në ring për herë të fundit. Për pak sa nuk vdiqa në qershor. Kam bërë tetë transfuzione gjaku. Humba gjysmën e gjakut dhe 25 kilogramë në spital dhe u desh të luftoja që të isha sërish i shëndetshëm për të konkurruar, kështu që fitova. Që fëmijët e mi të më shohin përballë dhe të përfundojnë tetë raunde me një luftëtar të talentuar gjysmën e moshës sime përpara një stadiumi të mbushur plot Dallas Cowboy është një përvojë që asnjë njeri nuk ka të drejtë të kërkojë. Faleminderit.", tha ai.
Por nuk u ndal me kaq. Boksieri 58-vjeçar zbuloi, në një intervistë një ditë para betejës me Paul, se kishte bërë seks me dy persona që vdiqën nga HIV.
“Jeta nuk ka mbaruar ende. Ne jemi ende duke luftuar. Unë nuk duhet të jem këtu për të folur me ju tani. Dy miqtë e mia kanë vdekur. Ata morën mbidozë, kishin HIV. Unë dhe shoku im bëmë seks me një vajzë në të njëjtën kohë dhe të dy vdiqën nga HIV, unë nuk u infektova.”, tha ai për Interview Magazine.








