Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me vranësira në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Temperatura maksimale pritet të arrijë 38 gradë celcius në Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Fier.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi në det do të jetë 2-3 ballë. Versus.al







