MAGAZINË /

Selami Jenishehri letër Sylvinhos, i kërkon ta ndihmojë Kombëtaren në ndeshjen me Serbinë

Në prag të përballjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi më 7 qershor, ku e gjithë vëmendja e publikut do të jetë e përqendruar në Arenën Kombëtare, Jenisheri i është drejtuar me një letër trajnerit të kombëtares, Sylvinho. Në mesazhin e tij, ai shpreh gatishmërinë për të ndihmuar skuadrën në fazën përgatitore.

Shkruar nga Versus

 

Selami Jenishehri letër Sylvinhos, i kërkon ta ndihmojë
Selami Jenisheri/ Sylvinho

Pas largimit nga koalicioni PD-ASHM, ish-deputeti Selami Jenishehri ka zgjedhur të zhvendosë vëmendjen në një fushë krejt tjetër – atë të futbollit.

Në prag të përballjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi më 7 qershor, ku e gjithë vëmendja e publikut do të jetë e përqendruar në Arenën Kombëtare, Jenishehri i është drejtuar me një letër trajnerit të kombëtares, Sylvinho.

Në mesazhin e tij, ai shpreh gatishmërinë për të ndihmuar skuadrën në fazën përgatitore.

Ai pretendon se zotëron një metodë stërvitjeje unike, madje sipas tij, më e avancuar se standardet e vendosura nga FIFA. Jenishehri beson se kjo teknikë do të mund t’i ndihmojë "shqiponjat" të dalin fitimtare në sfidën e rëndësishme ndaj Serbisë.

“E kuptoj veshtiresine Tuaj qe ta besoni, por eshte nje e vertete e madhe, qe do ta shohesh vete per 3-4 dite futbollistet e fitojne ate shprehi per ta ekzekutuar ne loje.

Me shprese se keni deshiren Tuaj te padiskutueshme per ta fituar ndeshjen Shqiperi - Serbi do te plotesoni kerkesen time qe futbollistet te njihen me kete progress, e ndeshja sigurisht te fitohet me rezultat te mire nga Shqiperia”, shkruhet në letrën që Jenishehri i ka dërguar Sylvinhos./Versus.al

Selami Jenishehri letër Sylvinhos, i kërkon ta ndihmojë

Poll