Alfio Rrotani, ka zgjedhur një mënyrë tejet të veçantë për të treguar për një lidhje të re dashurie. Në një video të publikuar në Instagram, ai shfaqet duke mbajtur për dore një vajzë misterioze, teksa ecin bashkë gjatë natës. Ajo që bie më shumë në sy është mbishkrimi me nota humori dhe romancë:
“Nuk e di ende që unë jam pronari i restorantit! Ajo ha vetëm te Kripe dhe Piper” – duke lënë të kuptohet se vajza është një kliente e rregullt e restorantit të tij, pa e ditur identitetin e tij.
Ky postim ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët janë të etur të zbulojnë më shumë mbi vajzën që ka rrëmbyer zemrën e Alfios.







