AKTUALITET /

“Nuk do ua lëshojmë kurrë tokën”, banorët e Rrjollit nuk lejojnë punimet për resortin e Bashkim Ulajt

Shkruar nga Versus

“Nuk do ua lëshojmë kurrë tokën”, banorët e

Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë vijuar sërish protestën për ditën e pestë radhazi kundër ndërtimeve që po kryen firma Gener 2 e biznesmenit Bashkim Ulaj për ndërtimin e resortit turistik.

Ata shprehen se nuk do ta lëshojnë kurrë pronën e tyre pasi janë në të drejtë dhe zotërojnë dokumentet.

“Zotin e kemi me vete. E kemi me letra tokën, kujtoni ju se do lëshojmë tokën? Kurrë! Është dita e pestë në protestë. Sot ndaluan punimet dhe kemi marrë fjalën nga kompania që nuk do të punojnë. Nëse keni ndopak mall për tokën tuaj, hajdeni dilni për zot. Ju lutemi na ndihmoni”- u shprehën disa prej banorëve.

Pas disa orësh në vendin ku po kryheshin punimet, punonjësit dolën nga fadromat e punës. Ditën e djeshme dhjetëra banorë protestuan para SPAK-ut. Versus.al

Poll