AKTUALITET /

'Nuk është investitor strategjik, por grabitës prone'/ Avokati: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet që banorët e Velipojës s’i bënë dot për vite

Avokati Ndue Pjetri, i cili përfaqëson banorët, deklaroi për “Studio Live” në Report TV se pronat janë në posedim të banorëve prej më shumë se 100 vitesh, por sipas tij, shteti nuk u ka pajisur asnjëherë me certifikata pronësie.

Shkruar nga Versus

'Nuk është investitor strategjik, por grabitës prone'/

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë vijuan edhe sot, për të tretën ditë radhazi, protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz, duke akuzuar ndërtuesin dhe botuesin Bashkim Ulaj për grabitje pronash përmes falsifikimit të dokumenteve.

Avokati Ndue Pjetri, i cili përfaqëson banorët, deklaroi për “Studio Live” në Report TV se pronat janë në posedim të banorëve prej më shumë se 100 vitesh, por sipas tij, shteti nuk u ka pajisur asnjëherë me certifikata pronësie. Ai shpjegoi se në vitin 1995 banorët kanë marrë vetëm vërtetime të faktit juridik, ndërsa jo tituj pronësie.

Sipas Pjetrit, në vitet 2018–2019 një person i quajtur Fatmir Shpellzaj ka pretenduar pronësinë mbi tokat, duke deklaruar se i përkisnin gjyshit të tij, pretendim që avokati e cilëson të pabazuar.

Avokati akuzon se Shpellzaj, në bashkëpunim me Bashkim Ulajn, kanë falsifikuar dokumente për të përfituar pronësinë e tokës ku ka nisur ndërtimi i resortit. Ai thekson se çështja duhet të hetohet nga SPAK, pasi sipas tij në këtë proces dyshohet për përfshirje edhe të gjyqtarëve.

Pjetri u shpreh se dokumentet e pronësisë janë siguruar brenda një viti, ndërkohë që banorët, pavarësisht dokumenteve të hershme që nga viti 1937, nuk kanë arritur ta përfitojnë pronësinë për dekada me radhë.

Ai shtoi se banorët janë të gatshëm të respektojnë vendimet e institucioneve, nëse vërtetohet e kundërta e pretendimeve të tyre, por nënvizoi se sipas tij nuk bëhet fjalë për një investitor strategjik.

“Ky nuk është investitor strategjik, por grabitës prone me resort. Nuk mund të pretendohet se gjithçka është në rregull vetëm duke vendosur tabela ndërtimi brenda natës për të krijuar një perceptim të rremë,” u shpreh avokati.

Avokati Pjetri: Duke vepruar krimi, bandat e Shkodrës bashkë me Fatmir Shpellzën, bashkë me ndërtuesin, Bashkim Ulajn. Të tre së bashku i kanë falsifikuar këto dokumente, nuk është se i ka bërë një i vetëm. Ai në vitin 2018 është kujtuar, i ka thënë ai Bashkim Ulaj a ke mundësi ta marrësh, nëse e merr, po e marr unë se jam drejtori i hipotekës, si s’e marr? E kishte mundësinë dhe mbështetjen. Si përfundim ka bërë letrat dhe i bëri për një vit. Pra këta kanë që në vitin 1994 dhe s’kanë arritur t’i bëjnë, po këtë pronë që e kishin me vendim të faktit juridik dhe dokumente të vitit 1937, nuk arritën ta merrnin dhe e merr ky për një vit. Nuk ka nevoje SPAK-u fare të pyesë. Të bëjë kërkesë a kallëzim, por sa të vihet në dijeni, ka të drejtën e tij për të filluar. Këta tre gjyqtarë që dhanë vendimin për një vit, janë të implikuar se po të dojë SPAK-u t’i hyjë, i hyn dhe thotë këta tre gjyqtarë kanë marrë nga 20 mijë metër tokë, nuk e kanë marrë në emrin e vet, por të tjetrit dhe fare mirë SPAK-u mund t’u thotë, hajde këtu more zotëri, si u bëre pronar ti për 20 mijë metër?”/Versus.al

Poll