
Kuzhinieri dhe biznesmeni i njohur, Alfio Rrotani, konfirmoi sot përmes një postimi në Instagram se është bërë baba për herë të dytë.
Rrotani ndau një foto të ëmbël ku shfaqet krah gruas së tij, Joana, dhe vajzës së tij, Tiara Maria.
Poshtë fotos, ai bëri një dedikim emocionues për ardhjen në jetë të vajzës së tij:
"Mirë se erdhe në jetë, Tiara Maria. Linde nga një dashuri që zgjodhi të qëndrojë, nga dy shpirtra që u njohën dhe thanë 'përgjithmonë' pa bërë zhurmë. Në frymën tënde të parë sot kemi një premtim: të të mbrojmë, të të udhëheqim, të të duam çdo ditë të jetës sonë. Babi Alfio dhe Mami Joana" – shkroi Rrotani.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Rrotani bëhet baba, pasi disa vite më parë ai u bekua me një djalë.
View this post on Instagram

