
Fituesja e Big Brother VIP 5, Selin Bollati ka qenë e ftuar në emisionin ‘’Goca dhe Gra’’ ku ka treguar sesi e kishte manifestuar fitoren e saj para se të hynte në këtë format.
Ndërsa rrëfeu gjithashtu se në atë moment të lojës nuk ndihej se mund të fitonte dhe se kishte mendimin se fitoren mund t’ja rrëmbente Mateo i cili doli i treti në renditje.
“Unë jam një njohëse jo shumë e mirë e manifestimit, por Gimbon, tiparet i kam manifestuar tek partneri im i ardhshëm, por në asnjë moment nuk jam ndjerë aty brenda që mund të jem unë fituesja e BBV. Unë mendoja që do ta merrte Mateo, duke marrë parasysh personat që ishin brenda. Brenda asaj loje një tipar që të tregon fitues është durimi”, u shpreh Selin. Versus.al

