MAGAZINË /

Sherri në publik me vajzën e bashkëshortit, reagon për herë të parë Genta Gjalpi

Reagimi i Gentës është bërë përmes një postimi në Instagram, ku ajo ka shpërndarë një mesazh të shkruar nga një mike e saj, duke mos dhënë shumë detaje ose sqarime lidhur me situatën.

Shkruar nga Versus

Sherri në publik me vajzën e bashkëshortit, reagon për

Pas publikimit të një videoje shqetësuese në rrjet, ku ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi, shihej duke sjellë në mënyrë agresive me një vajzë të mitur, ka ardhur edhe reagimi i saj i parë zyrtar.

Pamjet që kanë qarkulluar në rrjet tregojnë Gentën duke kapur nga flokët një vajzë në një ambient publik. Sipas burimeve vajza në fjalë është  vajza e bashkëshortit të saj nga një marrëdhënie e mëparshme. Ngjarja ka shkaktuar shumë reagime dhe debate në rrjetet sociale, duke nxitur zemërim dhe akuza të shumta.

Nëna biologjike e vajzës ka dalë në publik për të dënuar veprimin dhe ka shprehur vendosmërinë për të ndjekur penalisht rastin, duke premtuar se do të kërkojë drejtësi për të bijën e saj.

Reagimi i Gentës është bërë përmes një postimi në Instagram, ku ajo ka shpërndarë një mesazh të shkruar nga një mike e saj, duke mos dhënë shumë detaje ose sqarime lidhur me situatën.

Në reagimin e saj, thuhet:

Një moment i shkëputur nga konteksti nuk tregon të vërtetën.
Shoqja ime, Genta, po përpiqej të ndalonte një fëmijë që po vraponte drejt rrugës – një reagim instinktiv, mbrojtës dhe plot përgjegjësi.
Genta është një grua e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kujdesit për moshën e tretë.”

Sherri në publik me vajzën e bashkëshortit, reagon për

Mikesha e Gentës kërkon gjithashtu që publiku të tregojë kujdes me gjykimet e nxituara, duke theksuar fuqinë dhe përgjegjësinë që mbartin rrjetet sociale.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: