Derbi i Italisë numër 183 në histori do të jetë ai mes dy skuadrave në skaje.
Interi i Inzagit që prezantohet në këtë ndeshje si skuadra me sulmin e dytë më të mirë të kampionatit dhe nga fitorja në shtesë kundër Jang Bojsit në Champions, ndërkohë që Juventusi është mbrojtja më e mirë e kampionatit, por që humbi ndaj Shtutgartit në Europë.
Interesant është fakti që Interi e arriti fitoren në shtesë dhe Juvja humbi në shtesë. Në lojë është roli i antagonistit të Napolit që është gati për të nisur arratinë dhe për të përfituar nga dueli direkt mes dy skuadrave që kanë bërë histori në futbollin italian. Nga kompanitë e basteve, Interi shihet si skuadra favorite në këtë ndeshje.
Juventusi është skuadra kundër së cilës Interi ka pësuar më shumë humbje në Serinë A (87) (13% të ndeshjeve të humbura në total në këtë kompeticion). Ndërkohë që në ndeshjet e fundit bardhezinjtë kanë siguruar vetëm 2 fitore në 6 përballje. Dy të tjerat kanë përfunduar barazim dhe 2 fitore për Interin.
Interi ka fituar dy nga 4 ndeshjet e luajtura kundër Juventusit në Milano. Bilanci plotësohet me 1 barazim dhe 1 humbje. Kaq suksese nuk ndodhnin në 11 ndeshjet e mëparshme të derbit të Italisë.
Juventusi është skuadra e vetme e pamposhtur në 8 javët e para në kampionat, 4 fitore dhe 4 barazime. Në anën tjetër është Interi që ka fituar 5 ndeshje në 7 sfidat e fundit të kampionatit.
Interi ka humbur një nga 19 ndeshjet e luajtura në shtëpi, 14 fitore dhe 4 barazime. Humbjen e vetme ia shkaktoi Milani në 22 shtator. Ndërkohë që Juventusi ka fituar 2 nga 3 transfertat e kampionatit. Skuadra bardhezi është e vetmja në 5 kampionatet kryesore që nuk ka pësuar gol në transfertë.
Juventusi ka pësuar vetëm një gol në këtë kampionat. Vetëm 3 skuadra kanë pësuar 1 gol pas 9 javëve të para të një sezoni të Serisë A. Interi në vitin 1996/167 së bashku me Kaljarin dhe Roma në 2013-2014.
Interi me 151 dhe Juventusi me 196 janë dy skuadrat që kanë prodhuar më shumë aksione me të paktën 10 pasime në këtë Serie A.
Nga njëra anë është Interi me ekipin me moshën mesatare më të madhe të Serisë A (29 vjeç dhe 255 ditë), në anën tjetër është Juventusi skuadra moshën e dytë mesatare më të ulët (24 vjeç dhe 252 ditë), pas Parmës.
Simone Inzagi ka fituar 2 ndeshjet në Serinë A si trajner i Interit kundër Juventusit. Vetëm 5 trajnerë zikaltër bënë më mirë, Herrera (7), Trapatoni (4), Veis (3), Olivieri (3) dhe Berselini (3). Në anën tjetër vetëm 3 trajnerë bardhezinj kanë gjetur suksesin në derbin e tyre të parë të Italisë: Ferrara, Konte, Sarri.
Vlahoviç (15) dhe Turam (13) janë 2 lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në vitin kalendarik 2024. “Meazza” është stadiumi ku sulmuesi i Juventusit ka luajtur më shumë ndeshje (7) pa shënuar.








