MAGAZINË /

Shkoi për të kënduar në dasëm, Shpat Kasapi rrihet nga dhëndrri dhe dasmorët

Sipas Sinjalit, Kasapi dhe një familjar i tij, Albin Kasapi, janë sulmuar fizikisht nga tre persona, ndërsa dyshohet se një prej agresorëve është dhe dhëndrri.

Shkruar nga Versus
Shkoi për të kënduar në dasëm, Shpat Kasapi rrihet nga
Shpat Kasapi

Ajo që nisi si një mbrëmje festive në një dasëm në një restorant në Kosovë, përfundoi në një incident të dhunshëm, ku u përfshi këngëtari i njohur Shpat Kasapi.

Sipas Sinjalit, Kasapi dhe një familjar i tij, Albin Kasapi, janë sulmuar fizikisht nga tre persona, ndërsa dyshohet se një prej agresorëve është dhe dhëndrri.

Mediat kosovare bëjnë me dije se autorë janë Feim Kicaj (rreth 62 vjeç), Bledar Kicaj (36) dhe Blerim Kicaj (29). Ngjarja ndodhi në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë dhe zgjoi reagime të shumta në opinionin publik.

Nga përplasja, njëri prej të sulmuarve ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Policia ndërhyri dhe shoqëroi të dyshuarit dhe viktimat në stacionin policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Autoritetet kanë hapur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të incidentit./ Versus.al

Poll