Gjesti ka befasuar ndjekësit me një video të publikuar në InstaStory. Në sfond dëgjohet muzikë turke, ndërsa në ekranin e telefonit shfaqen dy fotografi që duket se nuk janë zgjedhur rastësisht.
Në foton e parë duken këmbë vajze të kapura gjatë pushimeve. Ndërsa në foton e dytë shfaqen dy arusha me mbishkrimin “Me and you” që shoqërohen me mbishkrimin intrigues të datës 23 korrik.
Kaq ka mjaftuar që në rrjet të nisin menjëherë dyshimet dhe pyetjet mbi atë se kujt i drejtohet ky postim provokues i fituesit të edicionit të 4 të Big Brother VIP Albania. Versus.al







