MAGAZINË /

Shpresat mundin Zvicrën/ Kombëtarja kuqezi fiton 2-1 në transfertë. Ja kush ishin dy heronjtë

Me këtë sukses Kombëtarja U21 shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e katërt, po aq sa edhe Finlanda në të tretin dhe 3 më pak se Rumania kryesuese

Shkruar nga Versus

Shpresat mundin Zvicrën/ Kombëtarja kuqezi fiton 2-1 në

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi munden Zvicrwn në fushën e kësaj të fundit 2-1. Protagonistë u bënë Adrion Pajaziti dhe portieri Lilo. Zvicra mori nw minutwn e 16-te avantazhin e kësaj ndeshje teksa shënoi golin e parw Franck Surdez.

Por festa e 21-vjeçarëve helvetë nuk zgjati shumë pasi Kombëtarja jonë reagoi dhe pas 2 minutash barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Adrian Pajazitit, pas një aksioni mjaft të bukur.

Në pjesën e dytë Pajaziti u bë sërisht protagonist për Kombëtaren U21 teksa në minutën e 69 shënoi një gol spektakolar me një gjuajtje nga distanca, duke bërë që skuadra jonë përfaqësuese të përmbysë rezultatin duke marrë avantazhin 2-1. Në minutën e 85 Zvicra pati  shansin e artë për të barazuar rezultatin me Nikolas Muçin, por portieri Lilo u shndërrua në heroin e kuqezinjve teksa priti penalltinë e tij duke ruajtur këtë fitore të rëndësishme të skuadrës sonë përfaqësuese. Me këtë sukses Kombëtarja U21 shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e katërt, po aq sa edhe Finlanda në të tretin dhe 3 më pak se Rumania kryesuese

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: