Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është transferuar nga skuadra franceze e Lilles tek gjiganti italian Juventus.
Për këtë transferim ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili njihet si fans i skuadrës së Juventusit.
Ai ka postuar një reel-s të Zhegrovës me shqiponjë duke e shoqëruar me mbishkrimin “Ec aty shqipe. Shqiponja e egër për historinë bardh e zi”.
Kujtojmë se ditë më parë Rama ia ka dhënë Zhegrovës pasaportën e Shqipërisë. Versus.al







