MAGAZINË /

“Shqiptarët më kanë dalë për hundësh”, këngëtarja e njohur zbulon se i dashuri i saj është sheik arab

Shkruar nga Versus

“Shqiptarët më kanë dalë për hundësh”,

Këngëtarja Fjolla Morina në një rrëfim të bërë gjatë intervistës së fundit për “Prive” zbuloi detaje të panjohura nga jeta e saj private që pas “zhdukjes” nga vëmendja publike për të trajtuar problemet e shëndetit mendor.

Fjolla kërkoi falje për emrat dhe për deklaratat e bëra gjatë periudhës kur kaloi moment të keq psikologjik.

“Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe ndjej keqardhje për të gjithë ata që mund të kem lënduar me ato që kam thënë. Ishte një kohë kur nuk isha mirë emocionalisht dhe për këtë kërkoj falje,” u shpreh Fjolla me sinqeritet.

Ndërsa teksa foli për jetën private, Fjolla Morina konfirmoi se është në një lidhje romantike me një sheik arab nga Dubai duke lënë të kuptohet se është një lidhje shumë e rëndësishme për të.

“Nuk është shqiptar, jeton në Dubai. Me këta këtu [shqiptarët] më kanë dalë për hundësh,” tha ajo, duke shtuar me humor dhe çiltërsi mendimin e saj për marrëdhëniet e kaluara. Versus.al

Poll