Një debat i shkuar është rikthyer në vëmendjen e publikut mbrëmjen e djeshme gjatë spektalit të "BigBrother". Disa prej banorëve i kanë kujtuar këngëtares Rozana Radit, përplasjen që ajo ka pasur me kolegen e saj, Rezarta Shkurtën.
Kelly ka hedhur akuza ndaj Rozanës, duke u shprehur se kjo e fundit është konfliktuar fizikisht me një vajzë në një format të ngjashëm në Kosovë. Gjatë spektaklit, Rozana tha se pretendimet nuk janë të vërteta, pasi konflikti nuk ka ndodhur në televizion, por në një tjetër vend, e për atë përplasje ka fituar pafajësinë.
DISKUTIMI NË PRIME:
Kelly: Ka qenë një format i tillë dhe zonja që pretendon se mbron gratë, është kapur për flokësh me gratë. Ka 10 vite ky muhabet. Nëse jam i gabuar dhe nuk ka pasur konflikt në atë shtëpi…
Rozana: Kemi qenë një format të tillë quhet ‘big shtëpia’. Kemi pasur konflikte, asnjëri nuk është prekur me duar. Konflikti ka ndodhur jashtë shtëpisë dhe në atë konflikt unë kam dalë e pafajshme. Konflikti ka shkuar në proces gjyqësor. Si mundet ti të më akuzosh mua që jam kapur për flokësh. Çfarë nuk është përmendur këtu.
Ledioni: Secili mban përgjegjësi për gjërat që nxirrni nga goja. Nëse thoni një gënjeshtër a budallallëk që bie ndesh me atë që di publiku, atëherë do gjykoheni nga publiku.
Rozana: Më nxirrni çfarë të doni se jam shumë krenare për jetën time. Nëse kjo video nëse ekziston le të dalë. Ka ndodhur në Kodrat e Liqenit. Nëse do ndodhte një konflikt fizik do isha jashtë, unë kam qenë në finalen e atij edicioni.
Lidhur me përplasjen e djeshme ka pasur një reagim edhe nga Rezarta Shkurta. Në një postim të gjatë në "InstaStory", Shkurta sqaron anën e saj të historisë, duke shtuar se ajo dhe Rozana nuk janë as mike dhe as armike.
POSTIMI I REZARTA SHKURTËS:
Më keni shkruar kaq shumë dje. E vërteta, me pak fjalë: Unë dhe Rozana, rreth vitit 2008, kemi qenë në një shoë së bashku. Në atë program, kemi pasur nje konflikt shumë të vogël, për të qenë të sinqertë, ishte një debat pa asnjë rëndësi, sidomos krahasuar me ato që shihni sot në Big Brother. Tema e "konfliktit"? Thjesht t'i bëjmë pastat me salce apo me domate të freskëta?! Ishte dita e 10-të e shoë-t fjalë vajzash të reja, pa asnjë pasojë serioze. Pra, video dhune që përmendet nuk është e vërtetë. Sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Rreth katër vite më vonë, afërsisht, në 2012-ën, kam pasur një tjetër konflikt me Rozanën, edhe këtë herë për arsye profesionale, jo për "dashuriçka", siç është përfolur nëpër portale. Po, kemi qenë të reja, dhe si atëherë, edhe sot, shumë gjëra bëhen për të krijuar zhurmën që fatkeqësisht. Është gjithmonë e nevojshme në botën e shoëbizit. E vërteta është që, pas kaq shumë vitesh, ato konflikte pa asnjë temë serioze, besoj se janë të harruara si për mua, ashtu edhe për Rozanën. Rozana nuk ka qenë asnjëherë mike e imja, por, në të njëjtën kohë, asnjëherë armike. Përkundrazi, në këtë Big Brother kam parë tek ajo një vajzë më të rritur dhe të ndryshuar për mirë. Le të kujtojmë se jeta reale ka më shumë vlerë se dramat televizive.
Ndërkohë komentin e diskutuar në "FunClub" edhe e motra e Rozanës, Andeta, e cila shtoi: Ato të dyja nuk kanë një marrëdhënie. Rozi më ka thënë si mendon që t'i bësh një ftesë Rezartës në emision. Më tha mendon se do të ma pranojë. Me këtë që ka bërë Rezarta sot...
Sipas asaj që shkruanin mediat në vitin 2010, dy këngëtaret ishin takuar dhe përplasur afër zonës së Liqenit të Thatë më 6 dhjetor 2010. Rozana ka qenë në makinë, kur është qëlluar me grushte nga 25-vjeçarja Rezarta Shkurta. Sipas mjeko-ligjorëve, tek e dëmtuara Rozana Radi janë konstatuar dëmtime rreth syrit të majtë, të cilat klasifikohen si plagosje e lehtë.
Po sipas akuzës, takimi mes dy vajzave të njohura të muzikës shqiptare, është kërkuar nga 25-vjeçarja Shkurta. Në pretencën e Prokurorisë së Tiranës, zanafilla e grindjes mes vajzave, ka nisur në emisionin “Vip Shtëpia” në Kosovë. Sipas Radit, Rezarta i ka shkruar mesazhe fyese në Facebook dhe më pas, në datën 6 dhjetor të vitit 2010 i ka kërkuar takim, afër Liqenit të Thatë, në zonën e Kopshtit Zoologjik. Rozana ka qenë në makinë, dhe në këtë moment Rezarta e ka qëlluar me grushte Rozanën. Nga Prokuroria është kërkuar deklarimi fajtor i Shkurtës për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, por edhe pezullimi i dënimit me burgim dhe detyrimin e të saj për kryerjen e një pune në interesin publik për 82 orë.








