MAGAZINË /

'Është per*ers'/ Miri i prekur nga deklaratat e babait të Selin, mban qëndrim të ashpër ndaj balerinës: Doli zbuluar me fuqinë që mori!

Në reagimin e tij të parë publik, Miri u përpoq të ruante qetësinë dhe një qëndrim diplomatik. I prekur nga akuzat, ai mohoi çdo prapavijë të keqe dhe kërkoi ndjesë në rast se sjellja e tij ishte interpretuar gabim.

Shkruar nga Versus

'Është per*ers'/ Miri i prekur nga deklaratat e babait

Mbrëmja e kaluar rezultoi tronditëse për Mirin, i cili u përball drejtpërdrejt me një deklaratë të fortë të babait të Selinës, pas hapjes së ashtuquajturës “Kutia e Pandorës”. Ky i fundit e përshkroi sjelljen e Mir-it si “perversitet të nivelit të lartë”, duke e krahasuar madje me një “zhigolo”.

Në reagimin e tij të parë publik, Miri u përpoq të ruante qetësinë dhe një qëndrim diplomatik. I prekur nga akuzat, ai mohoi çdo prapavijë të keqe dhe kërkoi ndjesë në rast se sjellja e tij ishte interpretuar gabim.

“Jam ndjerë i fyer. Nuk jam pervers, kam parime në jetë. Selinën e kam parë gjithmonë me respekt dhe shpesh e shoh si vajzën time, duke thënë: dashtë Zoti, vajza ime të bëhet një ditë si ajo,” u shpreh ai, duke theksuar se do të vendoste distancë në raportin mes tyre.

Por pamja ndryshoi pas përfundimit të spektaklit. Në dhomën e gjumit, gjatë një bisede me Stelinën dhe Krusitën, Miri u shfaq dukshëm më i ashpër dhe kalkulues. Ai foli me tone të forta për situatën me Selinën, duke nënvizuar se ai është një burrë me jetë të sistemuar dhe me përgjegjësi.

“Isha burrë i martuar dhe ajo një vajzë beqare. Unë do i merrja pasojat, po ajo? Do i thoshin: ‘Ç’bën me 50-vjeçarin?’ Unë nuk le as gruan, as fëmijën dhe prapë jam këtu ku jam,” deklaroi ai.

Miri analizoi gjithashtu afrimin e Selinës me Gimbon, duke e akuzuar se po e shfrytëzon këtë lidhje për t’u distancuar prej tij, tani që ka fituar më shumë vëmendje në lojë.

“Xhelozia ime lidhet me kohën. Ne kalonim shumë kohë bashkë. Me ardhjen e Gimbos, kjo kohë më iku. Ajo e kuptoi fuqinë që mori dhe po përpiqet të shkëputet duke përdorur situatën dhe këtë djalë,” u shpreh ai.

Në fund, Miri e mbylli me një mesazh paralajmërues, duke e kthyer gjithçka në strategji loje:
“Bëje lojën tënde, unë kam timen. Por mos më thuaj që do ndahemi në ditën e 39-të. Nëse e fiton ti, e kam fituar edhe unë ‘BBV’-në. Por nëse e fitoj unë, ti s’ke thënë kurrë që ke qenë e lumtur.”

Poll