Moderatori Kosovar Alaudin Hamitit ka nxitur aludimet për sa i përket sezonit të ri të “Big Brother Vip Kosova”.
Me anë të një postimi të Instastory Hamiti ka arritur që të konfuzojë mjaftueshëm rrjetin.
Ai ka publikuar një foto më një sy të ngjashëm me logon e 'Big Brother' me mbishkrimin: Kush po na vëzhgon?
Me këtë moderatori ka lënë të nënkuptuar se do të jetë prezantuesi i edicionit të ri të programit, ndonëse përflitej për emra të tjerë duke përmendur edhe atë të Arbana Osmanit.
Ajo që na mbetet është të presim deri në fillimin e edicionit të tretë të BBVK, për t’i shuar përfundimisht spekulimet e ngritura në publik prej kohësh, por mos të lënë pa theksuar se veprimi i moderatorit tregon shumë.
/ Versus.al







