MAGAZINË /

Si të mos harroni kurrë se ku latë çelësat apo pse hytë në një dhomë

Shkencëtari i Kembrixhit zbulon trukun e zgjuar të kujtesës - dhe është jashtëzakonisht i thjeshtë

Shkruar nga Versus

Si të mos harroni kurrë se ku latë çelësat apo pse

Sa herë (në ditë) ju ndodh të keni harruar se ku keni lënë çelësat, telefonin apo edhe pse keni hyrë në një dhomë?  

Nëse e kapni veten “mat” shpesh duke kruar kokën, në përpjekje për tu kujtuar, do të jeni të lumtur të dëgjoni se ndihma është pranë. 

Si të mos harroni kurrë se ku latë çelësat apo pse

Një shkencëtar i Kembrixhit ka zbuluar trukun e tij të zgjuar të kujtesës - dhe është jashtëzakonisht i thjeshtë. 

Sipas profesor Jon Simons, përpjekja aktive për të kujtuar diçka është ajo që mund të ndalojë rikthimin e kujtesës. 

Në vend të kësaj, ai këshillon të mendoni për diçka tjetër ose të gjeni një mënyrë për t'u çlodhur në mënyrë që të rikuperoni kujtimet.  

Video 

Kreu i Laboratorit të Kujtesës së Universitetit të Kembrixhit shpjegoi trukun e tij të kujtesës në podcastin Rosebud . 

"Ajo që ndodh kur ne me të vërtetë përpiqemi të kujtojmë diçka, shpesh pengon rikthimin e kujtesës," shpjegoi ai. 

"Dhe vetëm kur ajo përpjekje që kemi bërë gradualisht ulet dhe ne ndoshta mendojmë për gjëra të tjera ose thjesht qetësohemi dhe relaksohemi, kujtesa mund të rikthehet."

Poll