MAGAZINË /

Skandal! Kaos dhe grushte në fushën e blertë, përfshihen dhe tifozët në Tirana-Pogradeci (VIDEO)

Pas vërshëllimës përfundimtare, tensioni kaloi në përplasje fizike mes lojtarëve, ku arbitri Koçi u detyrua të ndëshkonte me karton të kuq Razën nga Pogradeci dhe Ndrecën nga Tirana.

Shkruar nga Versus

Skandal! Kaos dhe grushte në fushën e blertë, përfshihen dhe

Finalja mes Tiranës dhe Pogradecit për një vend në Superiore përfundoi në mënyrë dramatike dhe të turpshme. Bardheblutë siguruan qëndrimin në elitë pas një autogoli në minutën e fundit të kohës së rregullt, por fitorja u errësua nga kaosi që shpërtheu më pas.

Pas vërshëllimës përfundimtare, tensioni kaloi në përplasje fizike mes lojtarëve, ku arbitri Koçi u detyrua të ndëshkonte me karton të kuq Razën nga Pogradeci dhe Ndrecën nga Tirana.

PAMJET

Situata u përkeqësua edhe më shumë me përfshirjen e tifozëve, duke bërë që policia të ndërhyjë për të shmangur përshkallëzimin e dhunës në “Elbasan Arena”./Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: