MAGAZINË /

Skandali e bastet e paligjshme në Itali, hetohen 12 futbollistë të Serisë A: përfshirë Tonali, Fagioli dhe Zaniolo

Dymbëdhjetë futbollistë që kanë luajtur ose luajnë në Serie A po hetohen nga Prokuroria e Milanos për shkak se kanë vënë baste në faqe dhe platforma të paligjshme.

Shkruar nga Versus

Skandali e bastet e paligjshme në Itali, hetohen 12 futbollistë

Një milion e gjysmë euro të sekuestruara, pesë kërkesa për arrest shtëpiak dhe një duzinë futbollistësh që luajnë ose kanë luajtur në Serie A janë nën hetim nga Prokuroria e Milanos.

Lajmin e ka bërë të ditur media italiane Corriere della Sera në versionin e saj online, duke nënvizuar se asnjë nga dymbëdhjetë futbollistët nuk ka vënë kurrë bast në ndeshjet e skuadrave përkatëse të futbollit.

Mes futbollistëve nën hetim janë Tonali dhe Fagioli, të përfshirë tashmë në këtë çështje vitin e kaluar, por edhe argjentinasit Paredes dhe Di Maria , si dhe Bellanova dhe Zaniolo. Të gjithë ata kanë vënë baste në faqet ilegale.

Një ekzaminim i telefonave të sekuestruara në vjeshtën e vitit 2023 nga Guardia di Finanza nga mesfushori i Neëcastle, Sandro Tonali (ish i Milanit) dhe mesfushori i Fiorentinës, Nicolò Fagioli (ish i Juves) ka zbuluar se disa futbollistë të Serisë A kishin vendosur baste online në platforma të paligjshme.

Sipas hetuesve, futbollistët fillimisht morën kredi nga organizatorët e basteve, më pas kur borxhi u bë i madh, ata filluan ta paguanin me Rolex ose me ora luksoze nga një dyqan argjendarie milaneze, e cila përdorej sikur të ishte një bankë.

Një mënyrë alternative për të larë llogaritë, por që është zbuluar nga hetuesit italian./Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: