Shqetësimi që Olsi Bylyku kishte gjatë intervistës dhënë së fundmi për ‘The Dalina Shoë’ ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren e tij aktuale.
Duke theksuar se gjithmonë biseda ndalonte te historia e tij e mëparshme me Egli, Bylyku u shpreh: Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale.
Dhe disa ditë pas intervistës Bylyku u bë pjesë e Big Brother Vip, për të suprizuar ish-partneren e tij Egli Tako dhe për t'i shprehur mirënjohjen dhe respektin që ai e kishte thënë dhe më parë.
E përveç mirënjohjes ndaj Egli siç duket aktori solli dhe shqetësimin e tij në takimin kur dihej që shikueshmëria në ato çaste ishte në pikun e saj.
Në një momentin kur bisedat mes tyre po mbaronte aktori i kërkon fjalën Ledionit për të falenderuar partneren e tij pasi kishte insistuar që të shkontë në Big Brother Vip për të dhënë këtë mesazh.
A ishte kjo një strategji nga ana e aktorit për të vënë në qendër të vëmëndjes dhe partneren e tij ?
E në fakt duket se ia ka arritur qëllimin, pasi në rrjete sociale ka lum komentesh si për aktorin dhe për partneren e tij.
Disa prej komenteve janë dhe jo shumë të mira por ajo që aktori kishte shqetësim u realizuar, partnerja e tij u komentua dhe në fund të fund reklamë të keqe nuk ka. /Versus.al








