Vdekjet në pandeminë Covid-19 nuk u shkaktuan vetëm nga problemet akute të frymëmarrjes, por edhe nga mikrotromboza të enëve të vogla të gjakut, të shoqëruara me dëmtim të rëndë të organeve të tjera përveç mushkërive, si zemra dhe veshkat.
Ky është përfundimi i arritur nga një studim, i koordinuar nga Universiteti i Padovës dhe i kryer nga një ekip studiuesish nga Universitetet e Yale (SHBA) dhe Birmingham (GB), dhe Spitalet Universitare të Padovës, Papa Giovanni XXIII (Bergamo) botuar në Journal of Hepatology.
Megjithëse shkaku kryesor i vdekshmërisë nga Covid-19 i është atribuar dështimit hipoksik të frymëmarrjes nga sindroma e shqetësimit akut të frymëmarrjes (ARDS), studiuesit kanë konstatuar dhe tromboza të enëve të vogla (mikrotromboza) të shoqëruara me dëmtim të rëndë funksional në organe të shumta përveç mushkërive, si zemra dhe veshkave. Mikrotromboza u vu re edhe në mëlçi, dhe megjithëse përfshirja e mëlçisë ishte shpesh e pranishme te pacientët që vuanin nga Covid-19.







