Më 28 tetor, në Paris të Francës do të shpallet fituesi i trofeut “Topi i Artë” në futboll për vitin 2024. Siç dihet, ky trofe i referohet lojtarit më të mirë gjatë sezonit futbollistik 2023-2024 duke përllogaritur arritjet individuale dhe ato ekipore.
Por, sa i takon ceremonisë së dhënies së Trofeut, do të ketë një risi. Këtë herë, kur tre emrat më të lakuar në garë për të fituar topin e Artë janë Rodri i Manchester Cityt dhe Vinicius Junior e Bellingham të Real Madridit, fituesi nuk do të jetë i informuar se e ka fituar ai trofeun, deri në momentin e hapjes së zarfit.
Kjo pritet ta bëjë ende më intensive ceremoninë ku kandidatët do jenë në ankth deri në momentin e fundit për të mësuar se cili do të jetë fituesi. Versus.al








