MAGAZINË /

Sylvinho e ka ‘harruar’, shokon sulmuesi shqiptar: Jam me Shqipërinë, por pres Italinë

Shkruar nga Versus

Sylvinho e ka ‘harruar’, shokon sulmuesi shqiptar: Jam me

Largimi i radhës nga kuqezinjtë mund të jetë sulmuesi i Kombëtares U-21, Kristian Shpendi i cili gjatë një interviste për “Pianeta Bianconero” tha se ishte zhgënjyer nga fakti që nuk ishte grumbulluar sërish në ndeshjet e Kombëtares Shqiptare.

Sulmuesi i cili ka shënuar 9 gola këtë edicion në Serie B me Cesenan tha se një telefonatë nga Sylvinho do ta kishte bërë të ndryshonte mendje dhe se pavarësisht se tashmë është me kombëtaren e moshave shqiptare, theksoi se do ta mendonte një ftesë nga Kombëtarja e Italisë.

‘’Sinqerisht e prisja ftesën e Sylvinhos në nëntor, u zhgënjeva. Më vjen keq pasi si përfundoi edicioni i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, rezultoi një edicion i keq i Shqipërisë. Unë jam i lindur në Itali dhe i rritur në Itali, por një ftesë nga Italia nuk më ka ardhur ende, nuk kam asnjë kontakt. Por nëse do të vinte një telefonatë, sigurisht unë tani jam me Shqipërinë, por do ta mendoja atë ftesë sigurisht. Deri tani nuk më ka ardhur asgjë nga Italia’’, tha 21-vjeçari.

Sa i takon merkatos, Shpendi deklaroi se fokusi i tij është vetëm te Cesena, ndërsa shtoi se nuk shqetësohet nga lajmet që qarkullojnë.

“Kam lexuar lajmet që qarkullojnë për mua. Mund t’ju siguroj se nuk di asgjë fare, janë thjesht thashetheme që nuk më shqetësojnë, mendoj për Cesenën dhe e di që të vazhdoj këtu është rruga e duhur, ndonëse nuk më takon mua të marr vendime të caktuara”, deklaroi Shpendi. Versus.al

Poll