Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Sylvinho Mendes doli dje në një konferencë për mediat ku foli lidhur me listën e lojtërave të grumbulluar për dy ndeshjet kundër Çekisë më 11 tetor dhe Gjeorgjisë më 14 tetor.
Por mesa duket braziliani ka disa dilema sa i takon formacionit me 11 lojtarët që pritet të dalin në fushë si startues. Së fundmi, një lëndim i kapitenit Berat Gjimshiti duket se ka prishur planet e tij në mbrojtje. Ndërsa në portë pritet Strakosha, teksa prapavija do i besohet Hysajt, Kumbullës ose Gjimshitit, Ismajlit dhe Mitajt. Mesi i fushës me tre do jetë për Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa në krahun e majtë të sulmit duket pozicioni i Nedim Bajramit. Në krahun tjetër Asani në mbështetje të Dakut.
Një fitore dhe një humbje për kuqezinjtë deri tani në Ligën e Kombeve, që me tre pikë mbajnë vendin e dytë në Grupin B1 dhe dy sfidat e radhës janë shumë të rëndësishme për objektivin.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria 4-3-3: Strakosha; Hysaj, Kumbulla (Gjimshiti), Ismajli, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Asani, Bajrami, Daku Trajner: Sylvinho. Versus.al








