Pothuajse gjysma e vdekjeve nga kanceri në Amerikë mund t'i atribuohen gjashtë vendimeve që njerëzit marrin në jetën e tyre të përditshme.
Sipas një raporti të ri, i cili u publikua nga Shoqata Amerikane e Kancerit, 4 në 10 raste të kancerit dhe gati gjysma e vdekjeve nga kanceri tek amerikanët mbi 30 vjeç janë të lidhura me pirjen e duhanit, mbipeshën, përdorimin e alkoolit, të qenit joaktiv, ngrënia e një diete të varfër dhe ekspozimi i madh në diell.
Faktorë të tjerë, si ekspozimi pasiv ndaj tymit, ngrënia e mishit të kuq, seksi i pambrojtur që çon në infeksion Human Papiloma Virus ose HIV dhe një dietë e ulët në kalcium, u identifikuan gjithashtu si shkak për një numër rastesh kanceri.
Pavarësisht fushatave kundër pirjes së duhanit dhe tendencave në rënie të duhanit, cigaret ishin ende kontribuesi më i madh në rastet e kancerit në Amerikë – që përbënin 20 për qind të të gjitha rasteve të reja të kancerit dhe 30 për qind të të gjitha vdekjeve nga kanceri në 2019.
“Numri i vdekjeve nga kanceri i mushkërive që i atribuohet pirjes së duhanit në Shtetet e Bashkuara është alarmant”, tha Dr Farhad Islami, autori i studimit dhe drejtor i lartë shkencor i kërkimit të pabarazisë së kancerit në Shoqatën Amerikane të Kancerit.







