
Në moshën 34-vjeçare, numri 34 i FC Basel, Taulant Xhaka, i jep fund karrierës së tij.
Në ndeshjen e fundit të vitit, Xhaka udhëhoqi skuadrën e Baselit në fushë si kapiten por u zëvendësua pas 34 minutash.
Por rreth një orë para fillimit të ndeshjes, Xhaka mori një lamtumirë emocionuese dhe të denjë.
Stafi i FC Basel dhe bashkëlojtarët e tij formuan një korridor teksa Xhaka hynte në fushë.
Ndërkohë, “Muttenzerkurve” – tifozeria e zjarrtë e Baselit – i kushtoi një koreografi speciale me emrin “Tauli” të shkruar në shkronja gjigante.
Në stadium ishin të pranishëm miq dhe ish-legjenda të klubit si Breel Embolo, Beni Huggel, Valentin Stocker dhe Marco Streller, të cilët i dhanë Xhakës përqafime të përzemërta në fushë.
I pranishëm në këtë moment të veçantë ishte edhe vëllai i tij, Granit Xhaka, i cili në fund dhuroi një deklaratë surprizë për tifozët:
"Një Xhaka po largohet, por shumë shpejt do të kthehet një tjetër."
Pas zëvendësimit të tij simbolik, Taulant Xhaka mbajti një fjalim të shkurtër. Ai e mbyll deklaratën e tij me këto fjalë prekëse:
"Mund të shikoj veten në pasqyrë dhe të them: 'Dhashë gjithçka për këtë fanellë'."
Shtatë tituj kampion dhe katër Kupa deri tani
Taulant Xhaka largohet si një legjendë e futbollit të Baselit. Ai iu bashkua akademisë së të rinjve të FC Basel që në vitin 2003 dhe u ngjit deri në ekipin superior.
Këtë sezon, Xhaka fitoi titullin e tij të shtatë të kampionit të Zvicrës, ndërsa ka fituar gjithashtu katër herë Kupën.
Ai ka ende një shans për të fituar edhe kupën e pestë, në finalen e së dielës kundër FC Biel.
Ndeshja e tij e fundit zyrtare ishte ajo ndaj Grasshopper më 14 dhjetor, në Superligë, ndërsa mbrëmë, përballë Luzernit, ai luajti ndeshjen e tij të 407-të dhe të fundit për FC Basel.
Një karakter i fortë, me gjithë të mirat dhe gabimet
Në karrierën e tij, Taulant Xhaka ka pasur edhe momentet e tij të debatueshme – qoftë një goditje koke në fushë, qoftë deklarata të papërshtatshme si ajo gjatë festës spontane të titullit – por të gjitha këto janë pjesë e një futbollisti emocional, që gjithmonë ka luftuar për skuadrën.
Presidenti i FC Basel, David Degen, e përshkroi me këto fjalë:
"Ka merita të jashtëzakonshme, ka dhënë djersë dhe gjak për këtë klub."
Ndërsa drejtori sportiv i klubit, Daniel Stucki, shtoi:
"Ai është një figurë identifikuese e rrallë në ditët e sotme. Ai ka ADN kuqe-blu."
Një ADN që nga tani do t’u duhet ta mbajnë të tjerët në fushë. Ndoshta shumë shpejt, edhe vëllai i tij, Granit Xhaka./Marrë nga Bluewin.ch përshtati në shqip Versus.al
View this post on Instagram