MAGAZINË /

"Të ngjis për muri", momente tensioni mes dy banoreve në BBVIP

Shkak për tensionet mes tyre u bë reperi Lim Hoti.

Shkruar nga Versus

"Të ngjis për muri", momente tensioni mes dy banoreve

Situata në Big Brother VIP Kosova u tensionua gjatë mbrëmjes së djeshme teksa banorët kërcenin në festën e organizuar nga produksioni.

Shkak u bë xhelozia e Albës për Limin teksa ky i fundit kërcente dhe bënte skena të tepruara me Dolcen. Në atë moment Alba vendosi të përballej me të, por hasi edhe në reagimin e Dolces e cila iu drejtua me fjalë aspak të hijshme.

“Mos më prek mua se të ngjis për muri”, përsëriti Dolce dy herë teksa Alba i kërkonte llogari Limit për sjelljen e tij. Versus.al

Poll